Kylie Jenner dhe Tyga janë ndarë! Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjëra nga palët, por Tyga është fotografuar me një modele Jordan Ozuna. Jordan për hir të së vërtetës është shumë më seksi se Kylie dhe me siguri kjo e fundit është bërë xheloze. Por nga ana tjetër Jordan ka mohuar me anë të një statusi në Twitter që nuk po del me Tyga. Gjithashtu edhe Kylie Jenner nuk po qëndron e vetmuar pas ndarjes. Ajo është fotografuar me reperin Travis Scott. Megjithatë Kylie dhe Tyga janë ndarë disa herë gjatë lidhjes së tyre e janë pajtuar sërish. Këtë shpresojmë edhe kësaj radhe./revistawho.com