E dashura e Shpat Kasapit, Qëndresa Dulaj mori vëmendje të madhe nga mediat jo vetëm për faktin se është e dashura e këngëtarit, por edhe për linjat e saj bombastike trupore. Bukuroshja shqiptare që jeton në Zvicër del të jetë shoqe me Donjeta Kasumin, e njohur si Kallashi, shkruan GazetaExpress. Pak ditë pasi 24 vjeçarja u bë ndër lajmet kryesore të medias rozë, janë publikuar disa biseda mes saj dhe Kallashit. Valltarja mes tjerash në shaka i thotë Qëndresës që t’i tregojë njerëzve që është e dashura e saj dhe jo e Shpat Kasapit./GazetaExpress/