Gerard Pique është sërish në qendër të vëmendjes së mediave e kjo për shkak të gjestit të tij ndaj partneres.
E dashura e tij Clara Chia Marti ka festuar 24-vjetorin. Për këtë 34-vjeçari i ka bërë dhuratë një udhëtim luksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Siç raporton “Marca”, Pique është dashuruar pas 24-vjeçares dhe dëshiron t’i tregojë asaj se sa shumë kujdeset për të.
Megjithatë, udhëtimi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe pas disa ditësh, Pique do të duhet të lërë partneren e tij për të fluturuar drejt Miami. Atje ai do të kalojë kohë me djemtë e tij Milan dhe Sasha, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre, Shakira.