Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“E dashuroj!”/Diddy ende paguan avokatin dhe qiranë e ish-it që po e çon në burg! 

11/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“E dashuroj!”/Diddy ende paguan avokatin dhe qiranë e ish-it që po e çon në burg! 

Sean “Diddy” Combs po mbulon ende shpenzimet ligjore të gruas që po dëshmon kundër tij në gjyqin për trafikim seksual.





“Jane”, një grua që ka qenë në një lidhje me Combs nga viti 2021 deri në vitin 2024, deklaroi në sallën e gjyqit se Diddy e ndihmoi të punësonte avokatin që e përfaqëson aktualisht – dhe se ai vazhdon të paguajë për të. Jane pranoi gjithashtu se është ende e dashuruar me Combs dhe se ai vazhdon t’i paguajë qiranë prej 10,000 dollarësh në Los Angeles.

Jane ka akuzuar Combs se e ka detyruar të marrë pjesë në festa seksi që zgjasnin për ditë me meshkuj eskortë, të shoqëruara me drogë. Ajo tha se i kishte shprehur vazhdimisht Combs-it se nuk dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, por ai e kishte kërcënuar se do t’i ndërpriste pagesën e qirasë dhe do të publikonte pamje të këtyre festave.


Kur në mars 2024, shtëpitë e Combs në Miami dhe Los Angeles u bastisën nga FBI-ja, një agjent i Sigurisë Kombëtare vizitoi edhe banesën e Jane dhe la një kartëvizitë. Pas kësaj, Combs e lidhi Jane me ekipin e tij ligjor dhe më pas e ndihmoi të merrte një avokat të sajin. (Jane dëshmoi se kurrë nuk e ka paditur Combs dhe as i ka kërkuar ndonjëherë para përmes ndonjë letre zyrtare.)

Jane vazhdoi lidhjen me Combs deri në arrestimin e tij në vjeshtën e vitit 2024. Ajo dëshmoi se edhe pas bastisjeve të marsit 2024, ata vazhduan të takoheshin në “netët e hotelit”, të cilat i përshkroi si “freak-offs” (përvoja seksuale të shfrenuara).

Jane tha se kishte qëndruar me Combs edhe pasi këngëtarja Casandra “Cassie” Ventura ngriti një padi tronditëse civile në nëntor 2023, duke e akuzuar për dhunë seksuale dhe fizike. Sipas dëshmisë, Jane ndodhej në Miami me Combs kur CNN publikoi pamjet e vitit 2016 ku ai shihej duke dhunuar Cassie-n në korridorin e një hoteli.

E pyetur se ku ndodhej kur pa videon, Jane tha: “Isha në tavolinë, gati për mëngjes… por humba oreksin.” Ajo dhe Combs nuk folën për ngjarjen që shfaqej në video deri më shumë se një muaj më vonë. Ai i tregoi Jane një version paraprak të videos së ndjesës që më pas e fshiu nga rrjetet sociale. Në gjykatë u dëgjua edhe audioja e kësaj videoje, ku Combs e quante sjelljen e tij “të pafalshme.”

Dëshmia e Jane do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Combs ka deklaruar pafajësinë për akuzat e trafikimit seksual dhe përfshirjes në organizatë kriminale. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Ç’po ndodh me Gjestin? Reperi hap zemrën në mes të koncertit: “Po vuaj shumë!”

Ç'po ndodh me Gjestin? Reperi hap zemrën në mes të koncertit: "Po vuaj shumë!"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera