Rina Balaj duket se ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, ku privatësia është kthyer në prioritet absolut. Këtë herë, ajo ka zgjedhur ta mbajë dashurinë larg syrit të publikut, pavarësisht kureshtjes së madhe të fansave.
Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e partnerit, Rina ka lënë disa “të dhëna” interesante gjatë intervistës në emisionin “Vibin’”. Një nga momentet më të komentuar ishte kur u pyet se çfarë do t’i gatuante një bashkëshorti inxhinier. Përgjigjja e saj spontane, “Kush tha që s’e kam inxhinier?”, ndezi menjëherë dyshimet se partneri i saj ka një profesion serioz dhe është larg botës së artit.
Kjo përputhet plotësisht me dëshirën e saj që ai të mos jetë personazh publik. Madje, Rina konfirmoi se partneri i saj nuk ka as Instagram, diçka që ajo e cilëson si një “green flag” të vërtetë.
Emri i tij mbetet sekret, por ajo zbuloi pseudonimin me të cilin e thërret: “Bërdi”.
Si është djali ideal sipas Rinës?
Misterioz dhe selektiv
Rina tërhiqet nga meshkujt misteriozë, që nuk janë të hapur me këdo dhe nuk kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Ajo preferon dikë intrigues, që të bën të mendosh dhe të zbulosh pak nga pak.
Fiziku
Harrojini muskujt dhe “mirror selfies” në palestër. Rina nuk i pëlqen ky lloj imazhi dhe madje pranoi me humor se partneri i saj ka pak bark, diçka që për të nuk përbën aspak problem.
Karakteri dhe familja
Djemtë punëtorë, ambiciozë dhe me lidhje të forta familjare janë pika të dobëta për të. Madje, ajo la të kuptohet se një Bricjap do të ishte përputhja ideale.
Komunikimi
Për Rinën, një lidhje e shëndetshme nis që me mesazhet e mëngjesit. Partneri duhet të jetë i vëmendshëm dhe prezent emocionalisht 24/7, përndryshe, thjesht nuk është i duhuri.
Duket qartë se Rina Balaj ka lënë pas lidhjet publike dhe po shijon një dashuri të qetë, larg zhurmës dhe vëmendjes mediatike, përkrah “Bërdi”-t të saj misterioz.








