Ditët e freskëta tashmë duken të largëta për shkak të të nxehtit afrikan që ka pushtuar Shqipërinë këto ditë. Sipas Tv Klan dita e nesërme pritet të jetë më e nxehta e kësaj vere, me temperatura deri në 38 gradë celsius. Por në fakt duket se moti do të surprizojë sërish gjatë fillimit të javës, me temperatura që do të ulen ndjeshëm me 8 gradë dhe me reshje shiu të shumta. Megjithatë kjo nuk do të zgjasë, pasi me 26 korrik do të rikthehet i nxehti përvëlues dhe të gjithë duhet të përgatiten për t’ju drejtuar plazhit.