Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E dini si u gjend në televizion Arjola Shehu? Rastësia e bukur e ish-studentes së Ekonomisë

08/11/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
E dini si u gjend në televizion Arjola Shehu? Rastësia e bukur e ish-studentes së Ekonomisë

Është një tërheqje e çuditshme e ekranit për të gjithë ish-studentët e Ekonomisë. Janë të shumtë emrat e njohur që kanë studiuar ekonomi, por janë gjendur në ekran për një arsye a një tjetër dhe kanë mbetur gjithmonë aty. Rudina Magjistari ëhstë një prej ish-studenteve të ekonomisë që e gjeti veten në ekran për të mos u shkëputur më asnjëherë.





Por nuk është e vetmja. Ka edhe shumë emra të njohur në prezantim, ish-studentë te

Ekonomikut. Gazetarja e njohur Sonila Meço është gjithashtu në këtë listë. Dhe së fundi, pjesë e prezantimit është bërë edhe një prej vajzave të reja, por shumë të talentuara.


Arjola Shehu, moderatorja e “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, një program i ri që ka nisur para pak javësh, ishte sot e ftuar në “Rudina” për të folur rrëfyer eksperiencat e saj të fundit në ekran, si dhe për formatin e ri tek i cili është bërë pjesë.

Pas disa provave  të vogla radiofonike dhe televizive, për Arjolën programi i ri në Tv Klan erdhi si një sfidë më vete. Ajo ishte mësuar me të ftuarit, por gatimi nuk është një fushë që ajo e njeh mirë, kështu që, jo vetëm për të shijuar atë që gatuajnë të ftuarit, por edhe për të mësuar, e pranoi ftesën me shumë kënaqësi”: “Është një program që më pëlqen. Gatimi nuk është fusha ime, ndaj ishte si një sfidë për mua ky program, sepse e para do na duhet gatimi në të ardhmen, por edhe sepse mua më pëlqen të shijoj. Vendosa ta pranoj ftesën, ishte një surprizë e bukur për mua”, – tregon Arjola për këtë aventurë të re televizive.

Kohët e fundit, edhe me “Kush vjen për drekë”, Arjola është bërë familjare me publikun, por kur kthehet pas në kohë për të kujtuar se si u gjend në ekran, i vjen për të qeshur. Është një histori e bukur, nga e cila nisi gjithçka.

Në fillim, kujton ajo, ka pasur disa eksperienca të vogla në modeling: “E kam filluar, për aq sa mund të quhet, me modelingun. Kam bërë shumë pak sfilata derisa një ditë, një mikeshë e imja më ftoi të shkonim në një audicion për një spot publicitar të një kompanie. I thashe se do shkoja vetëm për të shoqëruar atë, por unë nuk doja të isha pjesë. U futa e fundit, mes qindra të ftuarve, m’u mbush mendja vetëm në fund, dhe pastaj pata një si ndjesi të brendshme se kisha fituar.”

Pas këtij “provimi” të parë me sukses, ishte rastësi që që po hapej edhe një televizion. Për këtë, nga drejtuesit e kompanisë, Arjola mori ftesë për të qenë pjesë e audicioneve, edhe pse nuk i ishte premtuar asgjë. “Mora pjesë në audicion, dhashë më të mirën time, nuk m’u mbyll goja asnjë moment.  Çuditërisht, edhe aty e kuptova që dola me shuëm sukses”,- tregon Arjola.

Në fillim me gjëra të vogla, pastaj edhe me programe të vetat, derisa sot është duke u përgatitur edhe për spektakle të përmasave të mëdha si ai i Këngës Magjike. Përveç programit të saj të përditshëm, së bashku me Nevina Shtyllën dhe dy aktorët e humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai, Arjola do të jetë pjesë në prezantimin e Këngës Magjike. Edhe këtë periudhë ajo po e shijon shumë. Është një ekeperincë e re, e cila është gjithashtu sfiduese. Po me sigurinë, maturinë dhe buzëqeshjen që nuk e heq asnjëherë, me siguri që do të ketë sukses edhe në Pallatin e Kongreseve.

Marrë nga Class

Tags: Arjola Shehu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav i thotë Kushit “Të dua” për herë të parë, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav i thotë Kushit "Të dua" për herë të parë, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera