Gigi dhe Bella Hadid janë modelet më të kërkuara të momentit, por ato kanë edhe një vëlla, i cili është gjithashtu i famshëm. Madje ai është i vetmi djalë në familjen e tyre, fryt i dashurisë së Yolanda Foster dhe Mohamed Hadid. Bëhet fjalë për Anwar Hadid, 17 vjeç i cili është gjithashtu model si motrat. Ai ka dalë në “Vogue Hommes” dhe në kopertinën e “Teen Vogue”. Jo keq për një 17 vjeçar.