Pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP”, atmosfera në shtëpi u rëndua ndjeshëm, ndërsa një prej banorëve përjetoi një nga momentet më të vështira emocionale që prej nisjes së lojës.
Zhvillimet e mbrëmjes, letra prekëse që Selin mori nga babai dhe vendimi për ta futur Mirin në Akuarium, duket se patën një ndikim të fortë tek ai. Menjëherë pas Prime-t, Miri u drejtua në dhomën e rrëfimit, ku nuk arriti të përmbajë emocionet.
Pamjet e publikuara nga “Big Brother VIP” tregojnë Mirin mes lotësh, teksa shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për situatën e krijuar brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se afrimiteti i tij me Selin u ndërpre me qëllim.
“S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Mori letër nga i ati. E dua sepse është super njeri. E manifestoi gjithë shtëpia, ja na ndanë nga krevati, u kënaqën”- shprehet ai.
Rrëfimi i tij ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ndërsa marrëdhënia Miri–Selin vijon të jetë një nga temat më të komentuara të këtij edicioni.








