Një moment emocional në Big Brother VIP Albania ka ndezur debat të ri për raportin mes Mirit dhe Selinës, duke tërhequr jo vetëm reagimin e publikut, por edhe të familjarëve jashtë shtëpisë. Gjatë spektaklit Prime, i pyetur drejtpërdrejt nga moderatori Ledion Liço nëse kishte ndjenja për banoren, Miri e mohoi kategorikisht një lidhje romantike, por një deklaratë e tij u interpretua ndryshe nga shumë ndjekës.
Në një klip të transmetuar nga Dhoma e Rrëfimit, ai u shfaq i prekur dhe me lot në sy, duke thënë:
“Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë”. Një fjali që menjëherë u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet dhe interpretimet për natyrën e marrëdhënies mes tyre.
Pas valës së reagimeve, në debat u përfshi edhe bashkëshortja e Mirit. Ajo reagoi në Instagram duke rishpërndarë një postim të mikut dhe kolegut të tij nga grupi West Side Family, Landit, ku shkruhej:
“Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI”.
Reagimi i saj u interpretua nga shumë ndjekës si një përpjekje për të hedhur poshtë aludimet për një romancë të mundshme mes Mirit dhe Selinës. Megjithatë, momenti i transmetuar në Prime dhe diskutimet që pasuan tregojnë se dinamika mes dy banorëve vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara dhe të nxehta të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.









