Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

E duruam Mërkurin? Tani kthehet Plutoni retrogradë, 6 muaj rresht

27/04/2021
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
E duruam Mërkurin? Tani kthehet Plutoni retrogradë, 6 muaj rresht

E dini Mërkurin Retrogradë? Epo tani njihuni me Plutonin Retrogradë.
Këtë të martë, datë 27 prill, Plutoni kthehet retrogradë për 6 muaj. Në astrologji ky planet lidhet me fuqinë, autoritetin, egon dhe sekretet. Në këtë rast Plutoni do të shkojë në shenjën e Bricjapëve duke sjellë disiplinë, strategji, morale, biznes dhe pasuri.





Plutoni është një planet që lidhet me karmën dhe këto 6 muaj do marrim një mësim karmik. Disa nga sekretet tona mund të dalin dhe mund të mos ndihemi rehat. Plutoni e pëlqen transformimin prandaj gjatë kësaj periudhe prisni të keni fuqinë për t’u transformuar deri në 7 tetor 2021, kur të kthehet sërish në vijë të drejtë.

Më poshtë ju tregojmë si do të ndikojë Plutoni tek çdo shenjë.


Dashi – Është koha të shqyrtoni dinamikën e fuqisë suaj në karrierë. A jeni aty ku do donit të ishit në punë? Mund të jetë koha për të mësuar aftësi të reja në mënyrë që të arrini një pozicion që meritoni.

Demi – Ku qëndrojnë angazhimet e tua të vërteta? Kjo është koha për të shqyrtuar qëllimet tuaja afatgjata dhe për t’u siguruar që ato përmbushin arritjen tuaj për çlirim. Kujtojini vetes se për çfarë i bëni të gjitha, që të qëndroni të motivuar.

Binjakët – Disa çështje financiare mund të dalin në sipërfaqe tani. Jeni më të lidhur me familjen sesa mendoni. Mos përsërisni ciklet e vjetra duke e ditur që nuk kanë funksionuar për ju.

Gaforrja – Plutoni Retrogradë do sjellë ndryshime të mëdha në marrëdhënien tuaj me njerëzit e tjerë. Kufijtë tuaj do të testohen për t’u siguruar që janë të forta. Sekretet e marrëdhënieve tuaja do dalin në sipërfaqje.

Luani – Nëse rregulloni rutinën dhe zakonet tuaja, do ndiheni më të fuqishëm për shëndetin tuaj. Madje kjo mund të sjellë ndryshime edhe në punë ose me sjelljen tuaj ndaj njerëzve që ju rrethojnë.

Virgjëresha – Çfarë do të thotë kënaqësi për ty? Çfarë roli luan kënaqësia në krijimtarinë, seksin dhe romancën? Merrni parasysh se sjellja juaj mund të sjellë atë që ju duhet në zemër.

Peshorja – Si janë marrëdhëniet tuaja familjare tani? Mund të ketë aspekte midis jush dhe njerëzve tuaj të dashur që kërkojnë vëmendjen tuaj. Forconi lidhjet me njerëzit dhe mund të gjeni shërim.

Akrepi – Komunikimi juaj po përmirësohet. Nëse dëshironi të dëgjoheni, duhet të gjeni fuqi në zërin tuaj. Është koha të merrni vendime serioze. Do të fitoni respektin e atyre me të cilët bashkëveproni duke qenë të ndershëm.

Shigjetari – Çfarë janë vlerat për ju? Fuqia e vlerave tuaj përcaktohet nga ajo që ju e konsideroni të denjë. Sigurohuni që ta dini se çfarë është ajo.

Bricjapi – Kjo është koha për të rivlerësuar atë që i jep vetes dhe ndikon në botëkuptimin tënd. Ju e dini çfarë duhet të pranoni nga të tjerët dhe çfarë nga vetja. Përdorni këtë periudhë për t’u fuqizuar.

Ujori – Plutoni Retrogradë do t’ju sjellë energji të brendshme. Është koha të kuptoni sesi po punoni për veten ose kundra vetes. Mos harroni, transformimi vjen përmes ndershmërisë dhe disiplinës.
Peshqit – Shqyrtoni me kujdes njerëzit e rrethit tuaj, si ata në jetën reale, edhe në rrjete sociale. A ju ngrejnë miqtq apo ju ulin?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Tristan po akuzohet se ka tradhtuar Khloe-n për herë të dytë dhe tani u teprua

Tristan po akuzohet se ka tradhtuar Khloe-n për herë të dytë dhe tani u teprua








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera