Një 32-vjeçare ka rrezikuar të humbiste edhe shikimin për t’i bërë ngjyrë të kaltër pjesën e bardhë të syve. Sara Night shprehet se procedura drastike nuk ishte e dhimbshme duke pretenduar se ndërhyrja me lazer që kishte pasur para disa kohësh në sy ishte më e dhimbshme. Ajo ka rreth 70 % të trupit të saj të mbuluar nga tatuazhet. Por para se të bënte tatuazhe sytë ajo ka bërë operacion edhe gjuhën duke e bërë si të gjarprit.