Bebe Rexha ka reaguar ashpëf pas publikimit të fotografive të saj, në gjendje jo të mirë fizike. Këngëtarja ka kërkuar respekt dhe ndjeshmëri për çështjet e shëndetit mendor dhe fizik.
“E di që ka një imazh të caktuar timin që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një dhimbje të rëndë në stomak dhe ajo isha unë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Jam e tërbuar. As nuk mund të jesh e sëmurë në paqe”, ka shkruar ajo.