Këngëtarja e njohur, Venera Lumani ka ndarë së fundmi një foto të saj ku duket se po e shijon maksimalisht periudhën e vjeshtës dhe se është frymëzuar për këngë të reja.
“”Pak nga pak” quhet kenga ime e re, te ciles sapo ja perfundova tekstin.
Mezi pres ta degjoni. ?”, ka shkruar Lumani në postimin e fundit në ‘Instagram’. Këngëtarja nuk ka treguar nëse edhe ky projekt do të jetë bashkëpunim me partnerin e saj, Lind Islami, apo një këngë solo, por këtë pritet ta zbulohet vetë ajo në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se projekti i fundit që Venera dhe Lindi kanë sjellë është “Ma shumë”, e cila u publikua në fillim të sezonit të ri veror./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFT7w2EglLh/?igshid=ayof63ksjvlr








