Xhensila Myrtezaj Kallaku, nusja më e re e skenës, ka bërë bashkë në valle dy rivalët politikë, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn. Ndonëse aderojnë në forca rivale tashmë, Kryemadhi e ka shprehur gjithmonë hapur vlerësimin për punën e Veliajt dhe ky i fundit nuk ka bërë shumë komente kur është pyetur për raportet me LSI. Në foton e publikuar nga Ardit Gjebrea, të dy shfaqen të gëzuar dhe duket se po e shijojnë festën e çiftit, ku sigurisht nuk kanë vend ngjyrat dhe bindjet politike. / revistawho.com