Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E gjithë familja nuk shikon, nënë e bir rrëfejnë vështirësitë e jetës së tyre

20/06/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E gjithë familja nuk shikon, nënë e bir rrëfejnë vështirësitë e jetës së tyre

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori të ndryshme të cilat kanë qenë plot mesazhe kurajoje dhe force për të vazhduar jetën pavarësisht problemeve që na dalin përpara.
Por historia e Dionisit që u trajtua mbrëmjen e sotme në emision i tejkaloi të gjitha pritshmëritë tona. Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur Dionisi i cili kishte ftuar nënën e tij, Klementinën. Fatkeqësisht as Dionisi as mamaja nuk mund të shikonin, por pavarësisht kësaj ata vazhdonin të jetonin duke tejkaluar çdo pengesë.

Dionisi rrëfeu historinë e jetës së tij dhe se ai nuk kishte mundur të shikonte që kur kishte qenë i vogël. Mamaja e tij, Klementina ishte përpjekur me çfarë të mundej që djalit të saj të mos i mungonte asgjë. Fatkeqësisht vite më vonë, babai i Dionisit kishte ndërruar jetë dhe Klementina ishte detyruar që të bënte shumë punë, madje të shiste dhe gjakun e saj dy herë në muaj për të kaluar vështirësitë ekonomike. Sipas Dionisit gjatë kësaj periudhe mamaja e tij ishte ndjerë shumë në stres dhe me kalimin e kohës kishte humbur plotësisht shikimin.





Kishin kaluar mbi 8 vite që Klementina e kishte humbur aftësinë e të parit dhe për të kujdesej Dionisi. Ai tregoi se dhe gruaja e djali i tij nuk mund të shikonin, por fatmirësisht Dionisit i ishte kthyer 14% e shikimit në njërin sy.

Dionisi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e tij për çdo sakrificë që kishte bërë në jetë për të, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen për përkujdesjen që bënte ndaj djalit të tij.”Të faleminderit mama që je kujdesur për mua gjatë gjithë kësaj kohe dhe të faleminderit që kujdesesh për djain tim. Dua të të them që do kujdesem për ty gjithmonë e do të të jem pranë në çdo moment!”,- ishte mesazh i Dionisit për nënën e tij.


Klementina nga ana tjetër rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të që të kujdesej për familjen e saj dhe se tashmë e ka akoma më të vështirë në gjendjen në të cilën ndodhet, por falë ndihmës së Dionisit do ja dalin mbanë.

Tags: dua te te bej te lumturhistori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
Mbeti e vetme gjatë karantinës, vajza falenderon komshinjtë që i qëndruan pranë

Mbeti e vetme gjatë karantinës, vajza falenderon komshinjtë që i qëndruan pranë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera