Nata e mbrëmshme e Eurovizionit do mbahet mend gjatë pasi ndodhi diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Këngëtarja maqedonase, Jana Burçeska mori propozimin live për martesë nga Aleksandër i grupit të saj “Off Beats”. Ai i dhuroi Janas unazën dhe i propozoi për martesë para miliona shikuesve nga e gjithë Europa. Aleksandër dhe Jana janë prej dy vitesh së bashku dhe janë në pritje të një fëmije. Këngëtarja nuk arriti të hyjë në finale me këngën e saj “Dance Alone”, por nata e mbrëmshme do të mbahet mend gjatë për të./revistawho.com
https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/10155305603528007/