Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“E ka një kufi dhe xhelozia”. Bashkëshorti i Palomës rrëfen gjithçka për lojën e gruas së tij brenda shtëpisë

14/10/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“E ka një kufi dhe xhelozia”. Bashkëshorti i Palomës rrëfen gjithçka për lojën e gruas së tij brenda shtëpisë

I ftuar në emisionin “Live From Tirana”, nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë bashkëshorti i gazetares së njohur Paloma. Këngëtari i njohur me emrin e tij të artit Alandy ka treguar me humor se tashmë që Paloma është pjesë e “Big Brother Vip” atij i ka mbetur e gjithë koha e duhur për të bërë të gjitha punët.

I pyetur në lidhje me pjesën nëse po pret që të eleminohet Paloma dhe të lirohet fluksi i punëve, Alandi u shpreh se:

“Jo. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo. 

Si do e presë ai natën e sotme dhe a është i emocionuar për faktin që bashkëshortja e tij është në nominim?

“Kam emocione normal, sepse dua ta shoh mirë dhe kur e doni dikë doni vetëm më të mirën për të. Tani është në dorën e popullit, une s’kam asnjë mesazh, asnjë propagandë për të bërë. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë”.

Paloma dhe Alandi, së bashku janë prindër të vajzës 6-vjeçare të quajtur Luna, por në lidhje me pjesën se si po e përjeton vogëlushja largimin nga shtëpia të nënës së saj, Alandi ka treguar se:

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë  bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”.

Por a ka ndonjë moment që Paloma mund ta ketë bërë xheloz Alandin? Ja se si përgjigjet ai:

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar”.

Alandi e përmbylli intervistën e tij duke thënë se “Pa sakrifica në jetë nuk fiton asgjë. Unë e kam nisur nga zero këtu dhe jam shumë krenar për veten dhe nuk kam asnjë pendesë për asgjë”.

Gjithashtu, muzikanti paralajmëroi se do shihemi së shpejti në një projekt të ri solo dhe nuk do të na zhgënjejë.






Tags: Big Brotherflet burripaloma
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
“Ora e ligë” jehonë në Itali, prezantohet në Panirin e Librit në Torino

“Ora e ligë” jehonë në Itali, prezantohet në Panirin e Librit në Torino








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera