Sit sot 4 vite më parë, Ardit Gjebrea humbi personin e shtrenjtë të jetës, nënën e tij. Me t’u zgjuar në mëngjes, moderatori e ka kujtuar duke e imagjinuar sikur ajo të ishte ende gjallë e t’i ndjente aromën. Gjebrea postoi një foto duke u shprehur se vazhdon të ndjejë një lidhje të fortë me të ëmën, që do e shoqërojë gjithë jetën. “U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t`i ndieja aromën… por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mam”, ka shkruar Gjebrea.