E ftuara e radhës në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në “E diell” ishte këngëtarja Vesa Smolica. Ajo e nisi rrëfimin dhe vazhdën e surprizave për të me këngën e saj “Mbreti i tradhtisë” dhe sigurisht që pyetje a parë e Nevinës ishte: A je tradhtuar ndonjëherë?
“Sigurisht që po. Nuk është diçka e re ndoshta as për vajzat, as për djemtë. Unë jam goxha e rritur në moshë dhe sigurisht që eksperienca bën të vetën dhe e kam provuar edhe shijen e tradhtisë. E kam parë vetë me dikë tjetër. Jemi ndarë në mënyrë shoqërore më pas. Kënga “Mbreti i tradhtisë” është dedikim”, ka thënë ajo.








