Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

E keni menduar çfarë do të gatuani për Krishtlindje? Ne ju japim disa ide

24/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
E keni menduar çfarë do të gatuani për Krishtlindje? Ne ju japim disa ide

Një nga kënaqësitë e festave janë padyshim ushqimet e shijshme. Prandaj ne po ju tregojmë disa receta që do i shtojnë buzëqeshjen familjes suaj.





Kofshë pule të mbushura
Përbërësit:
6 kofshë pule
200 gr djathë kaçkavall
200 ml mustardë
150 gr djathë
50 gr proshutë e grirë imët
kripë
piper i zi
100 ml ujë
100 ml vaj
Kofshët e pulës i zgjedhim të mëdha dhe i pastrojmë. Më pas i rrahim me çekiç kuzhine dhe u hedhim kripë e piper. Këto pjesë të mishit që i kemi marinuar më parë i lyejmë me mustardë. Shtojmë kaçkavallin e grirë në copëza të vogla, djathin e grirë, proshutën e grirë dhe palosim në formë rroleje. Roletë i radhisim në një tavë të lyer me vaj, shtojmë pak ujë dhe e mbështjellim me letër alumini. E pjekim në furrë në 170 gradë derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Për ta shoqëruar këtë recetë mund të shtoni perime të ziera.

Byrek me kungull dhe arra


Përbërësit për petët:
500 gr miell
1 kokërr vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me lëng limoni
pak kripë
Ujë të vakët sa të dojë

Mbushja
1 kg kungull
200 gr djathë i bardhë
1 gotë çaji me kos
2 kokrra vezë
½ kile arra të grira
majdanoz i grirë
2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja
Miellin, vezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe ujin e vakët i hedhim dhe i përziejmë të gjitha bashkë në një enë të thellë derisa të përftojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbështjellim me qese dhe e lëmë 1 orë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kungujt lahen qërohen dhe grihen hollë. Te kungulli i grirë shtohet djathi i thërrmuar me dorë. Pastaj shtohen vezët, kosi, gjalpi i zbutur, majdanozi dhe përzihen mirë të gjitha bashkë. Brumi i përgatitur ndahet në aq copa sa petë do të bëhen. Vendoset në tavolinën e lyer me niseshte dhe hapen petët. Hapim petën e parë dhe e vendosim në tavë, I shtojmë mbushjen e përgatitur me kungull dhe arra. Kështu veprojmë me të gjitha petët deri sa të kenë përfunduar. E lyejmë byrekun sipër me vaj, ose me të verdhë veze (kjo varet nga ju). Vendosim byrekun në furrë për pjekje. Piqet në temperaturën 180 gradë, derisa të skuqet lart. Pritet në copa me madhësi sipas dëshirës. / Kuzhina Shqiptare

Tags: receta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Lori Hoxha: “Top”-it i mungon vetëm Dritan Hoxha, të larguarit kanë atë që meritojnë

Lori Hoxha: “Top”-it i mungon vetëm Dritan Hoxha, të larguarit kanë atë që meritojnë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera