Është e konfirmuar se dyshen Ori Nebijaj e Isli Islami nuk do i shohim më në programin e mëngjesit të Top Channel. Në “Wake up” tashmë do shohim dy prezantues shumë të njohur, Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi. Gazetari Blendi Salaj u konfirmua pak ditë më parë nga faqja zyrtare e programit, ndërsa Enxhi është konfirmuar mëngjesin e sotëm teksa zbulohet edhe data e nisjes së sezonit të ri. “Wake up” do të nisë në Top Channel nga 5 shtatori me një formulë të re dhe protagonistë të rinj.