Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga newsbomb.al, ndërsa revistawho.com ka kontaktuar me miq të afërt të këngëtares bukuroshe, të cilët e kanë konfirmuar lajmin e bukur, duke na zbuluar se Zaimina ka dashur ta mbajë sekret edhe për pak kohë, por me sa duket mediat e kanë dekonspiruar. Aktualisht ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë, duke qenë se ka dashur të qëndrojë larg vëmendjes dhe syve kurreshtarë këto kohë. Zaimina është prej vitesh e lidhur me një biznesmen të njohur nga Durrësi e duket se dashuria e tyre po finalizohet në mënyrën më të ëmbël. / revistawho.com