Marrëdhënia e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po bëhet serioze pavarësisht kritikave që dyshja kanë pasur kur bënë publike lidhjen.
“Kylie dhe Timothée kanë ca kohë të lidhur dhe duket se gjërat janë bërë më serioze gjatë këtyre muajve. Kylie e di që të dy kanë axhenda të ngarkuara por gjejnë sa më shumë kohë të munden për njëri-tjetrin”, tha një burim për Us Weekly.
Burimi shton se për 26-vjeçaren është “shumë e rëndësishme që të jetë e pranishme dhe të mbështesë Timothée. Ajo është një prej mbështetësve më të mëdhenj të tij”.








