Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E kritikuan për fotot topless para fëmijëve, Heidi Klum jep përgjigjen që s’e prisnit

31/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
E kritikuan për fotot topless para fëmijëve, Heidi Klum jep përgjigjen që s’e prisnit

Heidi Klum ka zgjedhur të flasë hapur pas kritikave të ashpra që mori për fotot topless dhe bashkëpunimin me vajzën e saj, Leni Klum, në fushata për veshje intime.





Fotot që qarkulluan në rrjet treguan supermodelen 52-vjeçare duke luajtur me të brendshmet e vajzës së saj, çka ngjalli debate të forta, me shumë ndjekës që shprehën shqetësim për “mesazhin” që po përcillte një nënë përpara fëmijëve.

Por Klum, siç ndodh shpesh, nuk zgjodhi të heshtë. Në një intervistë për People, ajo reagoi me një qëndrim të qartë:


“Shumë njerëz thonë: ‘Nuk e di sa e përshtatshme është që një nënë dhe bijë të bëjnë këto gjëra së bashku’. Por për ne? Unë jam krenare për vajzën time. Ajo ndjehet rehat me mua ashtu.”

Ajo theksoi se mënyra europiane e të jetuarit nuk i përputhet gjithmonë me pritshmëritë konservatore:

“Gjithmonë kam qenë shumë e hapur me trupin tim. Kur marr rreze dielli në oborr, mund të jem pa bluzë. Jam europiane.

Fëmijët e mi nuk më njohin ndryshe dhe ndoshta për këtë arsye ndihen më të lirë dhe më të çliruar me trupin e tyre.”

Heidi ka katër fëmijë: Leni (21), Henry (19), Johan (18) dhe Lou (15), dhe pranon se, si çdo prind, ka frikë dhe përgjegjësi që rriten bashkë me moshën e fëmijëve:

“Kur janë të vegjël, ke frikë se mos hidhen në pishinë apo fusin gishtin në prizë… Pastaj vijnë makina, pastaj seksi, droga dhe rock’n’roll-i. Ti vetëm shpreson që fara që u ke mbjellë do të rritet.”

Në një intervistë tjetër për Mail Online, modelja gjermane zbuloi se për të, sesionet fotografike me vajzën nuk kanë qenë thjesht punë, por edhe momente lidhjeje të veçantë:

“Ka qenë argëtuese të xhirojmë së bashku.

Më bën krenare fakti që vajza ime ndihet shumë rehat në lëkurën e saj – edhe përpara meje – sepse jo çdo fëmijë e ka këtë ndjenjë në këtë botë.

Prandaj, më pëlqen që kemi këtë marrëdhënie të bukur.”

Heidi Klum nuk u përpoq të justifikohet. Ajo dha një mësim: të rrisësh fëmijë të lirë, duhet të jesh vetë i lirë. Dhe, sipas saj, gjithçka fillon me ndershmëri dhe pranueshmëri pa turp për trupin e njeriut.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Next Post
Lindsay Lohan shtang moderatorët me arsyen pse e pëlqen Dubain

Lindsay Lohan shtang moderatorët me arsyen pse e pëlqen Dubain








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera