Ndodh edhe të harrosh se ke qenë e lidhur me dikë, sidomos kur nga ky raport ka kaluar shumë kohë.
Kështu i ka ndodhur dhe këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora në një intervistë të fundit për ‘The Sunday Times’.
“Oh e kisha harruar fare. Ishte diçka e jetuar shumë shkurt. Isha shumë e re dhe ishte qejf. Mendoj se ka qenë realisht shumë gallatë. Kaq mbaj mend”, është shprehur Ora gjatë intervistës lidhur me raportin që ka pasur me Rob Kardashian, vëllain e motrave Kardashian.
Kaq mjaftoi që në rrjet të qarkullonte një pyetje e vetme: Po ju a i mbani mend ish-at tuaj? Apo i keni harruar njësoj si Rita Ora?!/revistawho.com







