Shumë prej jush e mbajnë mend ende momentin final të “Miss Albania 2001” ku fituese u shpall vajza me buzëqeshjen e sytë kristaltë, Anisa Kospiri. Bukuroshja shqiptare, që ishte e para përfaqësuese e vendit tonë në kompeticionin më të rëndësishëm të bukurisë ndërkombëtare “Miss Universe”, u rendit atë vit në 10 më të mirat e gjithë botës, duke shënuar një rekord që nuk ka mundur ta thyejë ende asnjëra nga vajzat shqiptare. 15 vite nga koha kur u shpall “Miss”, Anisa Kospiri i kthehet emocioneve të një kompeticioni bukurie, këtë herë në rolin e anëtares së jurisë së “Miss Universe Albania” që mban këtë të enjte (2 qershor) finalen, në ekranin e “Vizion Plus”.