Aktorja turke Nursel Kose u bë shumë e njohur në vendin tonë me rolin e Kerimanit, hallës së Hazallit në serialin “Fate të kryqëzuara”, i transmetuar në TV Klan. Ndonëse 59 vjeç, aktorja vazhdon të jetë në super formë dhe së fundmi i ka mahnitur fansat me fotot e publikuara në Instagram. Aktorja është shfaqur duke pozuar me bikini teksa po shijon pushimet. Nursel ka marrë komplimenta të shumta nga fansat të cilët i shkruajnë se ajo duket shumë më e re sesa mosha e saj. Aktorja duket se po i shijon shumë pushimet dhe nuk i ka ndalur pozat nga deti apo duke marrë rreze dielli në shezlong. Pëlqimet e komentet kanë qenë të shumta për aktoren e cila është kujdesur t’i përshëndesë fansat në disa gjuhë të botës përmes postimeve të saj./revistawho.com