“Manorama” është një nga personazhet më karizmatikë të serialit “Si ta quaj këtë dashuri” dhe me siguri shpeshherë keni qeshur me sjelljen e saj apo shprehjen e njohur “Hello, hi, bye bye”. Por aktoren Utkarsha Naik nuk e keni njohur për herë të parë tek ky serial, pasi ajo ka luajtur edhe tek seriali “Bidaai”. Jo të gjithëve mund t’ju kujtohet pasi aktorja ka luajtur një rol shumë të shkurtër si mamaja e Punit, djali i cili do martohej me Ragnin dhe më pas familja e tij kur pa Sadnën donin ta martonin djalin me të ose përndryshe familja e Ragnit duhet të jepte para. Tek seriali “Bidaai”, aktorja Utkarsha kishte emrin “Sulakshana”. Më poshtë janë disa momente të saj në serialin “Bidaai”./revistawho.com









