E ka nisur karrieren si drejtuese e hit paradës më të ndjekur shqiptare, më vonë drejtoi sezonin e pare të “E Diela Shqiptare” dhe më vonë u tërhoq për t’iu përkushtuar studimeve në psikologji e drejtësi. Dasmën e saj me stilistin e flokëve Olsi Bego e kemi pasqyruar në faqet e Who, e tani sjellim një lajm te gëzueshëm, atë të ardhjes në jetë të një fëmije. Artenisa Ozaj është bërë sot nënë e një vajze, që e ka pagëzuar me emrin Abigail.