Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis është përballur me një situatë shokuese, pasi u shtrua me forcë në spitalin psikiatrik nga motra dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij.
Pas heshtjes, artisti vendosi të reagojë publikisht, duke i quajtur të pabazuara pretendimet për probleme të shëndetit mendor. Përmes një mesazhi të shpërndarë nga avokati i tij, Mazonakis theksoi se është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem psikik.
“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa u vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti”, u shpreh Mazonakis.
Në Greqi, mediat kanë raportuar se pas gjithë kësaj historie qëndron një konflikt i ashpër familjar i lidhur me çështje pasurie, ku artisti është prej kohësh në gjyq me të afërmit e tij.
Nga ana tjetër, avokati i këngëtarit është i bindur se çështja do të marrë fund shumë shpejt: “Ditën e hënë ai do të kthehet në shtëpi”. Ai shtoi gjithashtu se manovra për ta shtuar klientin e tij në klinikë ndodhi të enjten, vetëm pak orë para nisjes së një fundjave të gjatë pushimi për institucionet greke.








