Kylie Jenner e ka lëshuar pak dorën me sekretet. Në episodin e ditës së enjte në “The Kardashians”, ajo më në fund pranoi se kishte bërë zmadhimin e gjoksit, pas vitesh mohimi. Në finalen e sezonit, Jenner zbuloi se e bëri gjoksin pak para se të mbetej shtatzënë me vajzën e cila lindi më 1 shkurt 2018.
“Kam bërë gjoksin para se të vinte në jetë Stormi… duke mos menduar se do të bëja një fëmijë kur të isha 20 vjeç”, ka rrëfyer Kylie.
Mirëpo, për këtë tregon se është penduar.
“Do të doja mos ta kisha bërë kurrë”, vazhdoi Jenner.
“Unë do të këshilloja këdo që e mendon ta bëjë, të presë derisa të ketë fëmijë”, përfundoi nëna e dy fëmijëve.
Kjo deklaratë e saj nxjerr zbuluar deklaratën e saj që gjoksi i ka ndryshuar me kalimin e viteve.