Detaje të tjera vijnë nga zjarrëvënia e qëllimshme e ndodhur sot në Tiranë, ku katër automjete u përfshinë nga zjarri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ever Birko” dhe ka për autor shtetasin Oltjan Murataj, 29 vjeç. Personi në fjalë dyshohet se ka përdorur individë të tjerë që të djegin katër automjetet nën pronësi të ish-kunatës së tij, Amelina Ahmeti dhe bashkëshortit të saj. Ndërkohë, burime brenda Policisë thonë për “Panorama” se motivi I kësaj ngjarje ka qenë hakmarrja për një lidhje dashurie të ndërprerë. Mësohet se Murataj ka qenë i fejuar me motrën e të dëmtuarës. (Panorama)