Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E nisën nga edicionet e lajmeve… Zbuloni ku ndodhen sot

21/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
E nisën nga edicionet e lajmeve… Zbuloni ku ndodhen sot

Kur flasim për fillimet e çdo personi në karrierë kujtojmë sfidat dhe vështirësitë ai mund të ketë kaluar. Dikush ka mbaruar një shkollë që ka dëshiruar gjithmonë dhe ka filluar menjëherë punë në profesion, ndërsa të tjerë në fusha të ndryshme . Por ka dhe nga ata që kanë përdorur një trampolinë për “t’u hedhur” akoma më shumë. Kjo ka ndodhur me disa nga prezantuesit më të pëlqyer nga publiku, të cilët e përdorën studion televizive të lajmeve për të arritur akoma më lartë. RevistaWho.Com ju kujton përmes këtij artikulli disa prej tyre.





Isli Islami

Isli Islami është ndër djemtë më simpatikë në ‘Top Channel’. Dikur ai e ka nisur karrierën nga zyrat e edicioneve informative, ku e karakterizonte veshja zyrtare dhe serioze. Sot Isli na zgjon çdo mëngjes me sportivitetin dhe humorin e tij. E ku ka më bukur se të shohësh një djalë aq të dashur sapo hap sytë në fillimin e një dite të re?


Sonila Meço

Sonila Meço është një nga ato figura të dashura televizive që prej disa vitesh ka bërë një shkëputje nga ekrani. Pak ditë më parë, ajo dha lajmin e një rikthimi të ri në televizionin ‘Ora News’. Por kush i mban mend fillimet e saj në edicionet e lajmeve? Me siguri të gjithë, sepse ora 19:00 nuk kalohej pa elokuencën e Meços. Më pas Sonila kapërceu në studion e “E diela shqiptare” në krah të Ardit Gjebreas, duke nisur kështu një aventurë të re në moderim.

Suela Demiri

Suela Demiri është një ndër spikeret e lajmeve që ka lëvizur nga televizioni “Top Channel” në “Klan” për t’u rritur më profesionalisht. Nga edicioni i lajmeve në Top kaloi në një spektakël shumë të ndjekur siç është “Gjeniu i vogël”. Suela doli jashtë kontureve të lajmeve dhe shpalosi ëmbëlsinë e saj me fëmijët e talentuar. Por kjo gjë nuk zgjati shumë, pasi menjëherë pas përfundimit të këtij spektakli, Demirin u kthye sërish në zyrat e lajmeve. Prapë se prapë, askush nuk e harron Suelën e “Gjeniut”…

Majlinda Bregu

E kush është ai, i cili nuk e di që deputetja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu e ka nisur gjithçka nga një studio lajmesh? Me siguri brezi më i rritur, e dinë shumë mirë. Ndërsa të tjerë, sapo e zbuluan në këtë artikull. Majlinda përveç se një politikane e suksesshme, sot është edhe ndër femrat më të bukura të parlamentit. Gjithçka që Bregu ëndërronte në atë kohë, ishte të fliste lirisht dhe tashmë këtë ëndërr e ka bërë realitet. Zëri i saj dëgjohet jo vetëm nga gjinia mashkullore e parlamentit, por e gjithë Europa, pasi ajo lufton fort për integrimin e vendit drejt BE.

Jonida Shehu

Jonida është syjeshilja e bukur dhe e shkathët që na shoqëron mbrëmjet e së mërkurës në “Top Channel”. Emisioni i saj më i ri quhet “Soiree”, ku ajo fton personazhe të ndryshëm televizivë dhe kalojnë një mbrëmje relaksuese. Por fillimet e Shehut kanë nisur nga edicionet informative. E kujt nuk i kujtohet edicioni i orës 19:30 në “Vizion Plus”? Sikur Jonida të rithehet edhe një herë, ne të gjithë jemi gati ta shohim me shumë kënaqësi.

Tags: edicion lajmeshmoderatoreprezantuessotspiker
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Me foton rrëqethëse, Barbana kujton vëllain në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta

Me foton rrëqethëse, Barbana kujton vëllain në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera