Ditën e nisim me një lajm të ëmbël. Ish-konkurrentja e “Love Story”, Engjëll Lengo dhe këngëtari i njohur Vani Gjuzi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Engjëll, përmes një postimi në Instagram ku ka zbuluar se ata janë bekuar me një vajzë dhe e kanë pagëzuar me emrin Viktoria. Kujtojmë që Engjëll dhe Vani janë së bashku prej disa kohësh. Ata u njohën pas pjesëmarrjes së Engjëll në “Love story” dhe më pas e bënë lidhjen publike.









