Pas avantazhit që pati mbrëmë Leo, duke eliminuar Gjestin, pas një nominimi kokë më kokë me Drilonin, publiku mbeti i habitur nga zgjedhja. Ky vendim erdhi si pasojë e lojës që iu bë Lelës nga dy banorët e nominuar.
Reagimet nuk munguan, dhe babai i Leos reagoi sot ashpër në rrjetin social Instagram kundër Oltës, e cila nuk e pranoi vendimin e Leos dhe kërkoi publikisht eleminimin e Leos nga publiku me anë të votës së tyre.
Në postimin e tij, babai i banorit nuk kurseu fjalët e as ofendimet ndaj Oltës duke e quajtur kërkesën e saj ndaj publikut të papranueshme për pozicionin që ajo ka në show si opinioniste.
km