Pas Albës, edhe Limi ka marrë një vendim të papritur. Fermeri ka vendosur ta lërë garën duke dalë nga shtëpia.
”Eksperienca ime në Ferma VIP ishte spektakolare, nuk do ta harroj gjithë jetën time. Kam kaluar momente shumë të bukura. Shumë faleminderit produksionit, fermëve, publikut. Arsyeja pse dola është sepse nuk po duroja dot, dua të vazhdoj jetën time jashtë, punët, kam shumë përgjegjësi jashtë dhe më duhet të ikja. Finaliste shikoj Big Mamën dhe i uroj fitoren”, tha Limi pas daljes.








