Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E papritur! Peticion për “Big Brother” dhe “Endemol”: Riktheni në lojë Xhenin dhe Benardin

10/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
E papritur! Peticion për “Big Brother” dhe “Endemol”: Riktheni në lojë Xhenin dhe Benardin

Largimi i çiftit Xheni dhe Benard nga shtëpia e “Big Brother” është shoqëruar me reagime të forta të fansave të tyre në rrjete sociale, që e kanë cilësuar si tërësisht të papranueshme daljen e tyre.





Prej disa ditësh tashmë, qytetarë të ndryshëm kërkojnë të zbardhet tërësisht mënyra e votimit ndaj banorëve, pasi kanë dyshime se votimi nuk ka qenë i rregullt.

Në redaksinë e Blitz.al kanë ardhur dhjetëra kërkesa dhe peticione që i janë dërguar edhe produksionit të “Big Brother”, ku fansat kanë renditur disa kërkesa, ndër të cilat fansat arrijnë deri aty sa kërcënojnë se do ta hedhin në gjyq produksionin për padrejtësinë që i është bërë çiftit Xheni-Benard.


“Në qoftë se nuk kemi transparencë ose rihapje të televotimit për të kuptuar të vërtetën në grup, xhenardat do të vazhdojnë në rrugë ligjore ose do zhvillojnë protesta deri në mbylljen e këtij formati. Do t’i drejtohemi “Endemolit” për padrejtësitë e kryera ndaj çiftit. Duam transparencë dhe vlera dhe jo mungesë qytetarie”,- shkruajnë fansat.

LETRA E FANSAVE DREJTUAR PRODUKSIONIT TË “BIG BROTHER”

Përshëndetje produksioni i “Big Brother”! Ne jemi shikues të rregullt të këtij formati për 9 vite rresht, gjithashtu kemi  ndjekur edhe formate  simotra jashtë trevave të Shqipërisë edhe e dimë se si funksionon. Kemi menduar që ne shqiptaret kemi vlera, dimë të respektojmë  rregullat, por kemi kuptuar që nuk është  e vërtetë. Jemi shumë të zhgënjyer nga padrejtësia që u është bërë  dy të rinjve në këtë format, Benard Marashi dhe Xheni Mhillaj. Ishte çifti më i pëlqyer nga publiku, kishin një popullaritet të paparë, falë edukatës, qytetarisë, pozitivitetit dhe seriozitetit  që na transmetuan. Arritën të përballonin çdo gjë me shumë maturi, edhe pse shumë të rinj në moshë.  Ne e kuptojmë që ata nuk dolën nga votat e publikut, kjo gjë po shihet nga mbështetja që kanë, por nuk po e kuptojmë arsyen pse nxorët pikërisht çiftin më të dashur për publikun. A ia vendosët emrin këtë vit edicioni i dashurisë, kush më tepër se ky çift na transmetoi dashuri  të vërtetë aty brenda? Kemi disa paqartësi:

1- Duke qenë se Damiano Agalliu ishte në nominim,  i dolën  thyerjet e rregullave në pah, duhej të ishte ndërprerë televotimi. Kështu funksionon në të gjithë botën. Pse nuk u zbatua në Shqipëri  ky rregull?

2- Kërkojmë të dimë saktësisht nga kompania që keni lidhur kontratë të gjitha tabulatet për sa u përket sms të dërguara.

3-  Ne nuk jemi të afërmit e Benardit apo Xhenit, jemi mbledhur nga e gjithë Shqipëria, nga çdo vend ku jetojnë shqiptarët, pa e njohur njëri-tjetrin për të mbështetur këta dy të rinj.

Ne si grupi i “xhenardave”, të kontaktuar edhe nga shumë shqiptarë të tjerë, gati 25.000 fansa, kërkojmë një sqarim të detajuar për sms që kemi dërguar dhe nuk kemi marrë konfirmim.

Në qoftë se nuk kemi transparencë ose rihapje të televotimit, për të kuptuar të vërtetën, ne si grup do të vazhdojmë në rrugë ligjore ose do zhvillojmë protesta për mbylljen e këtij formati.

Do t’i drejtohemi “Endemolit” për të gjitha padrejtësitë që kemi vënë re kundër këtij çifti.

Duam transparencë dhe vlera, jo antivlera dhe mungesë qytetarie. Kthejini publikut atë që meriton.

Një postim për çiftin për 30 minuta shkon me qindra “like”, ndërsa postimet për ata që keni mbajtur brenda për 30 ditë nuk i mbledhin 100 “like”. Audienca ju ka rënë ndjeshëm.

Ju lutem na tregoni që në këtë vend akoma ekziston drejtësia, na tregoni që nuk ka korrupsion.

XHENARDAT. Na ndihmoni, e duam çiftin brenda sepse nuk shikohet më “Big Brother”!/ Blitz.al

Tags: xheni benard
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
Cana rikthehet në fushën e blertë, shkaktar bëhet Noizy

Cana rikthehet në fushën e blertë, shkaktar bëhet Noizy








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera