Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E pazakontë në Miss USA 2025! Fituesja e vjetshme refuzon të dorëzojë kurorën

26/10/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
E pazakontë në Miss USA 2025! Fituesja e vjetshme refuzon të dorëzojë kurorën

Spektakli i bukurisë “Miss USA 2025” ka përfunduar mes një skandali që askush nuk e priste. Edhe pse audienca duartrokiti fituesen e re, Audrey Eckert nga Nebraska, një mungesë e madhe u ndje në skenë: Alma Cooper, Miss USA 2024, refuzoi të merrte pjesë në kurorëzimin e pasardhëses së saj.





Tradicionalisht, mbretëresha në detyrë dorëzon personalisht kurorën te fituesja e re – një moment simbolik që këtë vit mungoi plotësisht. Vetëm disa orë para eventit, Cooper bëri njoftimin befasues se nuk do të ishte e pranishme, duke lënë organizatorët në befasi dhe fansat në dilemë për arsyet e këtij vendimi.

Alma Cooper

Në një postim të gjatë në Instagram, ajo sqaroi gjithçka me fjalë që u shpërndanë me shpejtësi në rrjet:


“Pas shumë reflektimesh, kam marrë vendimin tepër të vështirë për të mos marrë pjesë në këtë vit në garën dhe ceremoninë e Miss USA. Mbyll këtë kapitull me bindjen se e përfundova me dinjitet dhe integritet, me kokën lart, ashtu si kurora që pata nderin ta mbaja,” – shkroi Cooper.

Në vijim, ajo tregoi se vendimi i saj nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt me organizatën, por me dëshirën për të ecur përpara në jetën dhe karrierën e saj:

“Në çdo hap të karrierës sime, ndjek gjithmonë ekselencën. Kjo dëshirë më ka shtyrë të diplomoj në West Point ndër 50 studentët më të mirë, të përfundoj tre maratona brenda dhjetë muajve dhe të bëhem Knight-Hennessy Fellow në Universitetin Stanford,” – theksoi ajo, duke u shprehur krenare për arritjet e saj.

Duhet thënë se organziata e Miss USA po kalon një situatë delikate me akuza për bullizim dhe sjellje toksike në vendin e punës.

Ndërkohë, Audrey Eckert – 23-vjeçarja që u shpall fituese – u përpoq të mos lejonte që mungesa e Cooper të errësonte momentin e saj të madh. E diplomuar në administrim biznesi dhe e njohur për pasionin e saj në marketing, ajo e priti fitoren me emocion dhe tha se mezi pret të përfaqësojë SHBA-në në “Miss Universe”.

Edhe pa kurorëzimin tradicional, nata e Miss USA 2025 mbetet ndër më të përfolurat e viteve të fundit – jo vetëm për bukurinë dhe emocionet, por edhe për vendimin e guximshëm të Alma Cooper për të mos ndjekur protokollin.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Habit ish-banorja e BBV: Para se të futesha fshiva çdo gjurmë të…

Habit ish-banorja e BBV: Para se të futesha fshiva çdo gjurmë të...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera