Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“E prisja/s’ishte ofendim!” Aulona dhe Beniada e mbyllin me kaq përplasjen e tyre virtuale

26/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“E prisja/s’ishte ofendim!” Aulona dhe Beniada e mbyllin me kaq përplasjen e tyre virtuale

Pas komenteve të Aulona Mustës, e cila u shpreh se nuk e kuptonte se si një person që “nuk di të flasë shqip siç duhet” mund të drejtonte një emision pasditeje, nuk ka vonuar reagimi i Beniada Nishanit.





Në një postim në Instagram, Beniada është shprehur me tone të qarta, por pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Aulonës:

“Gjithmonë në jetën tonë do të ketë njerëz që kanë diçka për të thënë – për mënyrën si vishemi, si flasim, si ecim. Bota nuk është perfekte, dhe as ne nuk jemi. Ajo që ka rëndësi është të shikosh rrugën tënde. Ka gjithmonë kohë për t’u përmirësuar, por sa më përket mua, unë preferoj ironinë mbi ligësinë.”


Më tej, modelja dhe prezantuesja thekson se në jetën e saj nuk ka vend për urrejtje dhe energji negative:

“Askush nuk mund të të heqë fatin tënd. Shqipëria është e vogël, por ka vend për të gjithë.”

Në fund të reagimit të saj, Beniada shton me një nuancë ironie:

“Edhe po, është normale të sulmohesh… kur tjetra të fton dy herë dhe ti s’shkon për një intervistë, çfarë pret? Të paktën, herë pas here, bëj zgjedhjet e duhura. :)”

Ky postim është parë si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës së Aulonës, duke treguar se Beniada preferon të ruajë elegancën edhe kur ndodhet në qendër të kritikave.

Pas reagimit të saj, Aulona ndau një klip nga intervista duke e cilësuar komentin e saj si një opinion profesional.

“Pra ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, tek radio, televizioni, online, etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!

Xhelozi? Seriozisht dmth? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë.” ka thënë ajo.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
“Ajo e Jozit”? Loredana nuk e lë pa përgjigje Dalinën: Deri dje shkruaje në emrin tim!

“Ajo e Jozit”? Loredana nuk e lë pa përgjigje Dalinën: Deri dje shkruaje në emrin tim!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera