Fifi është një nga këngëtaret më në zë të momentit. Pas pjesëmarrjes të saj në “Këngën Magjike” me këngën “Zhurmë” këngëtarja, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Është bërë shpesh pjesë e mediave, por jo shumë herë ndodh që këngëtarja të flasë për jetën e saj private. Megjithatë me sinqeritetin që e karakterizon, 23-vjeçarja në një intervistë shumë të shkurtë për “Prive’ ka treguar se është e virgjër.
“Deri sa herë ke mundur të bësh seks gjatë natës?” ishte pyetja që iu drejtua këngëtares. Ndërsa përgjigjja e saj ishte e papritur. Këngëtarja e turpëruar mbulon sytë dhe përgjigjet “E virgjër jam”.