Eliza Hoxha ēshtë shumë e njohur në botën e muzikës shqiptare për disa këngë të saj tepër të suksesshme si: “Rruga e zemrës”, “Pendimi”, “Vendi im” etj. Kohët e fundit ajo ka treguar se i është përkushtuar plotësisht profesionit të saj arkitekturës dhe nuk preferon më të ketë vëmendjen e vazhdueshme të mediave. Megjithatë mediat nuk kanë hequr dorë dhe një lajm i një portali që tregon se Eliza është plakur, mesa duket e ka mërzitur shumë këngëtaren. Në profilin e saj në ‘Facebook’ ajo ka shkruajtur se njeriu plaket kur do vetë dhe aq më tepër në ditët e sotme që mund të rinohet kur të dojë. “Ky presioni mbi gratë në moshë të mesme për t’u dukur e për t’u bërë kukulla 18 vjeçe është një mani idiote. Unë jam kjo që jam dhe nuk matem më çfarë kam… thotë një këngë e imja ende e padëgjuar. Ndryshimi është e vërteta jonë e vetme… Ama jo ai artificial” -ka shkruajtur Eliza.









