Pasi Meritoni hodhi një “kunjë” në drejtim të ish-partneres, duke e quajtur “Ilnisa e showbiz-it”, duket se gazetarja nuk ka ndërmend ta lërë pa përgjigje.
Por në vend që të flasë në intervista apo studio televizive, ajo zgjodhi një mënyrë shumë më elegante — dhe më therëse: rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, Ilnisa publikoi një foto të saj të kuruar deri në detaj, shoqëruar me fjalët:
“My attitude is bigger than your ego.” (“Qëndrimi im është më i madh se egoja jote.”)
Një mesazh që ndjekësit e lexuan menjëherë si një përgjigje direkte për Meritonin duke e cilësuar “shuplakë publike” ndaj komentit të tij.
A do të kemi një kundërpërgjigje nga Meritoni? Nëse po, rrjetet sociale do jenë me siguri “fusha e betejës” së radhës.









