Pas videos së publikuar nga Jetaoshqef.al ku një djalë rrihte një 16-vjeçare të dehur në mes të plazhit, duke terrorizuar pushuesit përreth, policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen. Sipas policisë të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe 16-vjeçarja, e cila kishte të drejtën që ta denonconte dhunuesin e saj 26-vjeçar, ka vendosur ta falë.
Kjo është deklarata e plotë e policisë:
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në”Gjirin e Lalëzit”, ju bëjmë me dije se: Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2016, në”Gjirin e Lalëzit”. Të dy shtetasit e paraqitur në video kanë qenë nën efektin e alkoolit. Policia e Qarkut Durrës me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Përpos kundërshtimeve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të Punonjësve të Policisë për ti shoqëruar në ambientet e Policisë është bërë e mundur shoqërimi i dy shtetasve të shfaqur në video. Në vijim të hetimeve bazuar edhe më deklarimet e shtetasve të shoqëruar është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi I.Z. 26 vjeç, banues në Maminas. Shtetasi i mësipërm dyshohet se, tek “Gjiri i Lalëzit”, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik, vepra penale të parashikuara në nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal. Shtetases së seksit femër i është bërë e ditur që në bazë të ligjit ka të drejtë të bëjë kallëzim në ngarkim të shtetasit I.Z. por me vullnet të lirë nuk ka dëshiruar”/JetaOshQejf








