Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve në Telebingo nuk paraqitet

16/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve në Telebingo nuk paraqitet

Të gjithë lojtarët që kanë blerë pranë vajzave të promocionit, biletat e Shortit Special të Telebingos Shqiptare (të hedhur në datën 1 janar) duhet të kontrollojnë mirë biletën, pasi mund të jenë ata fituesit milionerë të superbingos prej 140 milionë lekësh (të vjetra).





Ndonëse, kjo biletë është shitur, fituesi nuk është paraqitur pranë kompanisë së Telebingo Shqiptare, për të marrë çmimin e fituar. Sipas rregullores së lojërave të fatit, blerësi i kësaj bilete milionere, duhet që brenda 90 ditësh të paraqitet së bashku me biletën për të tërhequr çmimin e fituar.

Në këto kushte, çdo person që ka blerë bileta për shorteun special të ndërrimit të viteve, pranë vajzave të promocionit, mund të paraqitet në çdo pikë të shitjes së biletave të Telebingos, për të verifikuar edhe një herë nëse janë fitues të bingos milionere 140 milion lekësh (të vjetra).

Krahas pikave të shitjes së biletave, ky verifikim mund të bëhet edhe në faqen zyrtare të Telebingos në facebook, ku gjenden të detajuara të gjitha të dhënat për çmimet e fituara në këtë shorte special. E nëse deri në përfundim të afatit 90 ditor, ky fitues nuk paraqitet, fond i mbetet kompanisë.

Megjithatë, kompania që organizon lojën Telebingo Shqiptare, ka vendosur që këtë fond ta shpërndajë tek lojtarët, nëse fituesi nuk paraqitet brenda afatit të përmendur.

Konkretisht është menduar që në fillim të muajit maj, (kur skadon dhe afati 90 ditor për paraqitjen e fituesit), të organizohet një tjetër shorte special, ku shuma prej 140 milionë lekësh të vjetra, të ndahet ndërmjet 14 fituesve që do të dalin nga ky shorte, ku secili prej tyre do të marrë 10 milionë lekë (të vjetra)./telebingoshqiptare


Tags: 140 milion lekefituesinuk paraqitettelebingo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat sot

Parashikimi i motit, ja si do të jenë temperaturat sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera