Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

E RRALLE/ Saimir Pirgu duet me Rita Orën për Nënë Terezën në Vatikan, ja çfarë do të këndojnë

26/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E RRALLE/ Saimir Pirgu duet me Rita Orën për Nënë Terezën në Vatikan, ja çfarë do të këndojnë

TIRANE – Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator nga Papa Françesku mbledh në Romë, yjet shqiptare të skenës ndërkombëtare të artit. Një koncert mbahet të shtunën më 3 shtator në Bazilikën Papale të Shën Palit, ku marrin pjesë emra si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Shkëlzen Doli, Rita Ora, etj. Programi i këtij koncerti përfshin pjesë të kompozitorëve të mëdhenj të operës si edhe emra shqiptarësh në zë. Në koncert interpretohen: “Hallelujah” e Handel nga Filarmonia e Kosovës, “Ave Maria” e Schubert nga sopranoja Inva Mula, “Agnus Dei” e Bizet nga tenori Saimir Pirgu, “What Child is This”- një duet mes këngëtares së famshme me origjina nga Kosova, Rita Ora dhe tenorit me sukses ndërkombëtar Saimir Pirgu, “Thais Meditation” i Massenet nga violinisti Shkëlzen Doli, “Arbëreshes Time” nga Shkëlzen Doli, “Panis Angelicus” nga sopranoja Ermonela Jaho (e vlerësuar në skenën ndërkombëtare), “Va Pensiero” Verdi nga kori, “Fjalët e Qiririt” të Limos Dizdarit nga tenori Ramë Lahaj (me origjinë nga Kosova dhe pjesë e skenave ndërkombëtare me sukses, së fundmi i vlerësuar me çmimin “Operalia” nga Pacido Domingo), një kompozim i ri i Kreshnik Aliçkajt për ‘soprano, lahutë dhe kor’, “Argentina flavors” (Aromat e Argjentinës) e Genc Tukiçit, kompozim i ri për piano e orkestër kushtuar Papa Françeskut, dy duete, thëniet e Nënë Terezës, dhe në fund, “Valsi Hyjnor”, himn për Nënë Terezën, interpretuar nga sopranoja Inva Mula me solistët dhe korin. Të pranishëm aty do të jenë edhe Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, Gëzim Myshketa, Lum Veseli, Andi Bajgora. Producente e koncertit është Diana Toska, drejtor artistik Bujar Llapaj, dirigjentë Bujar Llapaj dhe Baki Jashari, dirigjent i korit Rafet Rudi. Dirigjentët, kantautorët dhe orkestra vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në ftesën për koncertin shënohet se shenjtërimi i Nënë Terezës është ngjarje me rëndësi të madhe “për Kishën në Kosovë dhe të gjithë popullin shqiptar, sepse Nënë Tereza vjen nga populli ynë e kisha jonë”. Po aty risillet në kujtesë se vitin e kaluar Diana Toska mori nismën për koncertin “Himn për Nënë Terezën”, koncert i realizuar në Prishtinë. “Peshkopi Dodë Gjergji e mirëpriti propozimin për ta kënduar këtë himn në Romë në prag të kanonizimit të Nënë Terezës, si në shenjë falënderimi për Zotin dhe mundësinë për ta ndarë këtë gëzim me Kishë Universale, me pelegrinët dhe qytetarët e Romës. Kjo nismë është përqafuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe Kryedioqeza e Tivarit në Mal të Zi. Këngëtarët dhe instrumentistët me origjinë shqiptare të njohur në botë si edhe Filarmonia e Kosovës janë ofruar në mënyrë vullnetare, për të realizuar këtë koncert, edhe pse shumica e tyre janë të krishterë”, shkruhet në ftesë. Po aty, vihet re se koncerti mbahet në “Basilica San Paulo Fuori le Mura” më 3 shtator 2016, ora 19:30. /Gazeta Shqiptare






Tags: duetiNene TerezaRita Orasaimir pirguVatikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Next Post
FOTOT/ Martohet ish-banori i ‘Big Brother’, kurorëzohet nga Erion Veliaj

FOTOT/ Martohet ish-banori i 'Big Brother', kurorëzohet nga Erion Veliaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera