Hande Ercel ka lindur më 24 nëntor 1993. Ajo ka festuar mbrëmë ditëlindjen e 24 e ndonëse në një moshë kaq të re bukuroshja është shumë e suksesshme ! Ajo thotë se suksesi i saj vjen dhe nga bukuria dhe nga edukimi. Në fillim ajo u shfaq në rolin e Selenës në filmin “Pema e Jetës” dhe për herë të fundit e kemi parë në rolin e Hayat në filmin “Jete”. Projekti i saj i fundit është seriali “Perla e zezë” ku Hande interpreton së bashku me Tolgahan Sayisman.
Aktorja është zgjuar e rrethuar me lule dhe shumë urime të cilat ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram. Edhe ne i urojmë Handes sa më shumë vite të bukura!
living








