Seher mbetet e shokuar nga Jaman i cili ndryshon sjellje papritur. Jaman e pëball Seherin me të shkuarën e tij për ta bërë të kuptojë se ka kaluar shumë vështirësi dhe prandaj karakteri i tij nuk ndryshon. Seher vendos të mësojë më shumë mbi të shkuarën e Jamanit dhe kërkon ndihmën e Zijas. Ajo kërkon të ndihmojë Jamanin por ky i fundit nuk pranon dhe vazhdon me sjelljen e tij të vrazhdë. Jaman bëhet xheloz kur Selim nis t’i afrohet sërish Seherit. Mes Jamanit dhe Selimit ndodh një përplasje e fortë.