Hervin Çuli prej disa vitesh mban tashmë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, e pozave nga jeta private i qëndron larg. Por është bashkëshortja e tij aktore që e balancon dëshirën e Çulit për të qenë diskret, duke publikuar foto nga jeta e tyre e lumtur. Bukuroshja Adelina Muça ndau sot me të gjithë një foto romantike krahas së cilës shkruan: “Duke kujtuar të shkuarën, shijuar të tashmen dhe përqafuar të ardhmen, me puthje e dhëmbë zbathur”. Ata kanë marrë shumë komplimenta nga miqtë e përbashkët. Çifti janë prindër të një vajze./ revistawho.com