Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!

16/06/2023
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!

DASHI





Me shumë mundësi stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i parë gjërat si duhet. Për fat Urani do ju bëjë disi më kreativë e më guximtarë. Nëse jeni në një lidhje harmonia do mbizotërojë mes jush dhe atij që dashuroni. Do i shprehni edhe më furishëm ndjenjat dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse jeni vetëm parashikohet një ditë të paqëndrueshme. Do pëlqeni disa persona, por do ju mungojë guximi për t’i shprehur ndjenjat. Në punë vërtet do acaroheni me disa gjëra që do ju ecin ters, por deri në fund të ditës do zgjidhni gjithçka dhe do arrini objektivat. Edhe sektori i financave do jetë me i kënaqshëm.

DEMI


Ditën e sotme do të analizoni çdo gjë deri në detaje dhe nuk do bëni aspak gabime. E shtuna parashikon një ditë të bukur për të dashuruarit. Nuk do jeni më të papërgjegjshëm e te pamatur, por do dini si të kërkoni falje për gabimet dhe si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët nuk duhet të mundoheni të kontrolloni ndjenjat, por duhet ta lini veten sa më të lirë. Në punë do përmbyllni me sukses disa çështje të nisura prej kohësh dhe do jeni më të qetë. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe do ju shohin me adhurim. Diplomacia që do tregoni në planin financiar do bëjë që edhe ato të jenë të mira.

BINJAKËT

Këtë të shtunë dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.

GAFORRJA

Sot do keni goxha vështirësi në çdo fushë dhe nuk do arrini lehtësisht qëllimet. Duhet të mundoheni me çdo lloj mënyre që të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift sepse mund t’iu duhet të përballeni edhe me disa të afërm për ta mbrojtur atë që doni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe që mund t’iu lëndojnë vetëm e vetëm që ta ndryshoni statusin. Në punë vetëm po u treguat të përgjegjshëm dhe po nuk u nxituat mund t’ia dilni mbanë. Financat do jenë interesante dhe optimiste. Për fat të mire do mund t’i shlyeni edhe borxhet.

LUANI

Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë ato që do ju udhëheqin gjatë kësaj dite në shoqëri dhe dashuri. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më elokuentë dhe do gjeni mënyra nga më interesantet për t’ia shprehur dashurinë partnerit. Momentet romantike do jenë edhe më të shumta. Ju beqarët mos e merrni dashurinë si lojë. Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të filluar lidhje serioze. Në punë do jeni optimistë dhe të bindur se mund të kaloni edhe pengesat që mund t’ua shkaktojnë kolegët. Financat do dini s t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që nuk do ju dalin të papritura.

VIRGJËRESHA

Disa probleme profesionale apo familjare do ju mërzitin shumë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje ka rrezik të filloni të largoheni nga njëri-tjetri. Do debatoni për gjithçka sa herë të jeni pranë dhe do preferoni të mos takoheni shpesh. Mesa duket gjërat mes jush po marrin tatëpjetën. Ju beqarët nuk do jeni aspak të hapur dhe të gatshëm për të njohur persona të rinj kështu që nuk keni si ta ndryshoni statusin. Në punë do merrni përgjigje negative për kërkesat e bëra dhe mund ta humbisni plotësisht besimin se një ditë gjërat do rregullohen. Si do jenë paratë? As kjo fushë nuk do bëjë përjashtim nga të tjerat sot, kështu që përgatituni për vështirësi.

PESHORJA

E shtuna nuk do jetë shumë e keqe, por në përgjithësi gjërat nuk do ecin si duhet. Ju të dashuruarit do kapeni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Shpirti romantik do mungojë plotësisht dhe në shumë momente do ndiheni bosh. Gabime do keni si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Ju beqarëve do ju mungojë besimi te vetja dhe nuk do guxoni as të joshni. Në punë, nevoja për perfeksion do ju bëjë të keni frikë të hidhni hapa. Po pritët vetëm ndihmën e të tjerëve nuk do shkoni askund. Financat do jenë të kënaqshme, por ju do ju mungojë sensi i organizimit.

AKREPI

Në përgjithësi dita e sotme nuk do jetë e keqe, por nuk do përjetoni ndonjë emocione të veçantë. Herë pas here do vendosni t’ia lini gjithçka kohës. Rutina do mbizotërojë ne jetën tuaj në çift dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Nëse jeni beqarë do favorizoheni më shumë dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë do gjeni kolegë të përshtatshëm me të cilët do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe do mbështesni njëri-tjetrin. Për financat nuk do keni për çfarë të ankoheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer.

SHIGJETARI

Sot do ngrini shumë pikëpyetje dhe nuk do jeni të sigurt për hapat që do hidhni. Urani do sjellë vështirësi, mërzitje dhe stres për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni të pafuqishëm për ta ndryshuar për mirë situatën. Kërkoni ndihmë nga miqtë sepse ata do iu japin një ide si mund të dilni nga kjo situatë.

Ju beqarët duhet të mendoheni më gjatë dhe të gjeni strategjitë e duhura për t’ia dalë mbanë. Në punë sado që të bëni përpjekje nuk do ecni dot përpara me rimtin që duhet. Do keni vonesa, pengesa dhe ne disa rase nuk do dini si të veproni. Buxheti ka për të qenë më i qëndrueshëm se dje, por ende jo në gjendjen e duhur.

BRICJAPI

Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Dëgjojini edhe këshillat e miqve të besueshëm.Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

UJORI

Sot  nuk do e keni të vështirë të krijoni miqësi të reja. Do ndiheni plot hare e gëzim. Nëse jeni në një lidhje do jeni me demonstrues dhe do arrini ta bëni partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju. Mbrëmja do jetë plot kënaqësi edhe më të mëdha.

Për beqarët pritet të ndodhë diçka shumë e madhe dhe e bukur. Sytë do shkëlqejnë dhe zemra do rrahë akoma më fort. Në punë do jeni fleksibël dhe të gatshëm të provoni edhe fusha të reja. Energjia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në planin financiar, fati do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës kështu që nuk do përballeni me probleme.

PESHQIT

Sot nuk do jeni pozitivë dhe shpesh humori i keq do mbizotërojë. Nëse jeni në një lidhje do doni të dominoni gjithë kohës ju dhe kjo do shkaktojë probleme të forta me partnerin. Tregohuni më të logjikshëm dhe vërini fre vetes pa u përkeqësuar situata. Ju beqarët shpesh do jeni me nerva dhe nuk do keni aspak qejf të joshni apo të josheni nga të tjerët. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do ndërmerrni edhe sfida të reja. Dielli dhe Saturni të bërë bashkë do ju mbështesin fort. Në planin financiar do vazhdoni me zakonin tuaj të keq duke shpenzuar pa bërë asnjë lloj llogarie më parë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Kourtney Kardashian është shtatzënë për herë të katërt dhe lajmin e dha në një mënyrë tejet të veçantë!

Kourtney Kardashian është shtatzënë për herë të katërt dhe lajmin e dha në një mënyrë tejet të veçantë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera